Ministri Reçica takohet virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci

Ministri Reçica takohet virtualisht me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica ka njoftuar ka diskutuar me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, lidhur me fillimin e implementimit të projektit të kësaj banke për mbështetje ndaj familjeve të varfëra në Kosovë. “Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale. Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …