Ministri Reçica zhvillon takime me përfaqësues të lartë institucional të Katarit

Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, z. Skender Reçica me ftesë të homologut të tij, Ministrit të Zhvillimit Administrativ, Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Yousuf Mohamed Al Othman Fakhroo, po qëndron për vizitë pune në shtetin e Katarit. Të dy homologët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e punësimit dhe avancimit të mbrojtjes së kategorive të cenueshme, si dhe temave tjera sociale. Gjatë qëndrimit në Doha të Katarit, ministri Reçica të hënen u prit edhe nga kryeministri i Katarit, z. Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, nga i cili mori përkrahjen e pa rezervë për mbështetje në përpjekjet tona për përmirësimin e punësueshmërisë si dhe në fushat e ngritjes së shërbimeve për kategoritë e cenueshme në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …