Investitorët Strategjik fillojnë ti përmbushur kriteret teknike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka njoftuar se Investitori i parë strategjik i ka përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional që u themelua me vendim të grupit ndërministror. Subjekti aplikues “Sowi Kosovo LLC” planifikon të investojë 169 milionë euro në ndërtimin e parkut me erë në Komunën e Mitrovicës. Ky është investimi më i madh direkt në Kosovë që nga pas lufta, i realizuar në fushën e investimeve në energji alternative. Parashihet ndërtimi i 30 turbinave me erë që do të prodhojnë 105 megavat energji elektrike. Po ashtu deri tani kemi 12 aplikime me një vlerë të deklaruar afër 2 miliardë euro, krejt kjo po bëhet me Ligjin për Investine Strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …