Ministri serb, Nenad Popoviq: Rusia të përfshihet në dialog, për Vuçiqin Kosova është zemra e Serbisë

Ministri serb, Popoviq: Rusia të përfshihet në dialog, sepse Kosova është e Serbisë

Momenti ka ardhur kur Serbia duhet të kërkojë nga Rusia që të angazhohet në mënyrë aktive në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.  Këtë e tha Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popoviq që vjen nga partia Popullore Kombëtare Serbe (SNP), raporton “b92” “Vetëm duke e angazhuar Rusinë në dialog, mund të sigurojmë popullin serb dhe mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë. Deri atëherë, në përmbushjen e detyrimit për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe, Serbia duhet të ndalë dialogun me separatistët,” tha Popoviqi, i cili në deklaratën e tij dënon ashpër arrestimin e drejtorit të zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq. Ai tha se “Serbia nuk ka aleatë të sinqertë dhe të ngushtë sesa Rusia”.“Unë i bëj thirrje popullit serb të bashkojë rreth udhëheqjes së shtetit dhe politikës së mbrojtjes së sovranitetit shtetëror, sepse tani ne kemi nevojë për unitet, solidaritet dhe guxim,” tha presidenti i SNP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …