Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Uroj dhe besoj që e mira ta mund të keqen

Kam besuar dhe do te besoj gjithmone se e mira do ta mund te keqen, por lehte nuk do ta kete!… E mira edhe ne kete kohe po hahet forte me te keqen! E mira e ka shume me veshtire ta mund te keqen, sepse e keqja shpeshhere vishet dhe shitet si e mire! Sot, diten qe tre kreret e shtetit (patriote 24 karate!) u mblodhen dhe dhane kumtin per themelimin e “bashkesise se komunave serbe”, ne Kosoven shqiptare u “inskenua” zhvendosja e policise speciale ne Veri dhe arrestimi spektakolar e me tamë-tame i Gjyriçit te Serbise! Ky lajm dhe pamjet e filmuara gjate nderhyrjes dhe arrestimit te zyrtarit serb sigurisht qe ngrohen zemrat e shqiptareve te zhgenjyer nga dobesia e shtetit te tyre ne Veriun tone dhe ne raport me Serbine…

Mirepo, po te analizohet pak me mendje te ftofte, rezulton qe mund te jete pune skenari!… Nderhyrja e pare ne Veri, kur u vra edhe nje police(!), rezultoi me (ri)hapjen e bisedimeve per Kosoven ne Bruksel!!! Rezultoi me marreveshje koncesioniste per qeverisjen vendore-komunale, per policine-sigurine, per arsimin, shendetesine… “serbe” ne Veri!! Nderhyrja e pare e Hashimit ne Veri rezultoi edhe me barrikadimin e Veriut (rruget e mbyllura me barrikada) dhe me mbylljen e URËS ne Mitrovice, qe nuk po hapet akoma!! Keto barrikada nuk “munden” te hiqeshin as me forca te KFOR-it!!

Pastaj, ky Gjuriqi dhe zyrtare tjere serbe kane hyre e kane lodruar neper Kosove me e pa leje sahere kane dashur keto 19 vite!! Ne Veri e ne komuna tjera “serbe” jane organizuar gjithe zgjedhjet e Serbise bash si ne Serbi! Te mos flasim per “Trepçen”! E kam fjalen te ky veprimi i sotem spektakolar i policise se Kosoves: pse pikerisht sot?!

Nese nderhyrja ne Veri paska qene kaq e thjeshte dhe e lehte pse u toleruan dhe po tolerohen strukturate shteterore serbe te veprojne ne Veri?! Pse nuk iu dha leja pikerisht sot atyre qe kane ardhur sahere kane dashur per ta sfiduar pavaresine, sovranitetin dhe integritetin shteteror e territorial te Republikes se Kosoves? Ndalimi i personave te paautorizuare-ilegale ne kufi apo ne territorin e nje shteti eshte detyre e perhereshme dhe e perditeshme e policise dhe organeve ligjzbatuese te sigurise ne nje shtet…

Pse gjithe ky spektakel sot, dhjete vjet pas pavaresise se Kosoves dhe gati po aq pas nderhyrjes se pare hashimçe ne Veri?!! Ne Veri dhe kudo ne territorin e saj policia dhe organet tjera ligjzbatuese duhet te bejne punen e tyre pa patur nevoje per spektakle te ketilla… Kosova per 19 vite, po te kishte klase politike dhe shteterore te pergjegjshme dhe te ditur, do te kishte forca policore, ushtarake dhe te sigurise te mjaftueshme per ta bere “zap” çdo pellembe te territorit te saj pa patur nevoje per nderhyrje te ketilla me porosi dhe agjenda politike te demshme!…

Nese nderhyrja e pare hashimçe ne Veri shenoi (ri)hapjen e bisedimeve me Serbine per Kosoven, a do te thote qe nderhyrja e dyte hashimçe ne Veri te jete fillimi i permbylljes se marreveshjeve-koncesioneve me Serbine?!! “Bashkesia e Komunave serbe” ne Kosoven shqiptare eshte thelbi i marreveshjeve (marreveshje mbi marreveshjet tjera!) me Serbine! “Nese nuk themelohet “zajednica”, po thote Beogradi, marreveshjet tjera nuk na interesojne”! Pikerisht per themelimin e “zajednices” u zotua Hashimi ne Paris e Bruksel! Nderhyrja-spektakli i policise ne Veri u be pikerisht sot, kur kreret “patriote” te institucioneve shteterore te Republikes (Hashim-Kadri-Ramush!!!) u mblodhen dhe u “besatuan” ne zyren e Hashimit per themelimin e “zajednices”!!! Te jete rastesi-koincidence?! Do te doja shume te jete rastesi, por nuk e besoj… Shpejte do te merret vesh, do t’i dale tymi!… Kam pershtypjen (qofsha une i gabuari!) qe po luhet rrezikshem me Republiken Shqiptare te Kosoves!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …