Ministri Shala takoi gjyqtarët që debutuan në arenën ndërkombëtare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim gjyqtarët Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, pas debutimit të tyre në ndeshje ndërkombëtare të FIFA-s. Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.

Ministri Shala i përgëzoi gjyqtarët për prezantimin e tyre në arenën ndërkombëtare të sportit më të popullarizuar në Botë dhe u shpreh se përpos që kanë treguar profesionalizëm dhe autoritet në ndarjen e drejtësisë, kanë përfaqësuar Federatën dhe Kosovën për herë të parë zyrtarisht në një ndeshje ndërkombëtare edhe me gjyqtarë, dhe ky është edhe një sukses tjetër i sportit tonë.

Ndërkaq, gjyqtari kryesor i cili ka ndarë drejtësinë në ndeshjen miqësore Turqi – Moldavi, Genc Nuza, tregoi për ndjenjat dhe përjetimin e tij në përvojën e re, me ç’rast u shpreh se ka marrë përgëzime dhe komente të mira për debutimin historik që tre gjyqtarë nga Kosova për herë të parë referojnë një ndeshje ndërkombëtare në nivel të kombëtareve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …