Ministri Stavileci ju ofron partneritet studentëve që studiojnë në fushën e TIK-ut

“Jemi të interesuar që të krijojmë një lidhje ndërmjet ekonomisë, botës akademike dhe sektorit privat, e cila lidhje mund të ndryshoj ritmin e zhvillimit ekonomik drejt trendit

pozitiv. Këtë lidhje duam ta intensifikojmë sidomos në sektorin e TIK-ut, sektor ky me perspektivë të sigurt për të rinjtë e vendit “, ka deklaruar Blerand Stavileci ministër i Zhvillimit Ekonomik gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike FIEK, të cilëve u ka ofruar njëherit përkrahjen e tij drejt orientimit të tyre në realizimin e ambicieve të tyre.

Me këtë rast, ministri Stavileci ka njoftuar studentët për hapat që ka marrë drejt përkrahjes të fushës së TIK-ut, sektor të cilin e ka cilësuar si profesion me të ardhme të sigurt duke garuar edhe me shtetet me renome.

“Jam duke u angazhuar të përkrah sektorin e TIK-ut, i kam dhënë përparësi sepse jam i bindur se do t’i jap shtytje zhvillimit ekonomik. Sektori i TIK-ut është me perspektivë dhe si të tillë do e mbështes pa rezerva”, tha Stavileci, duke shtuar se lajmi i mirë është se edhe shtete të avancuara ekonomikisht tashmë janë drejtuar drejt vendeve të Evropës Juglindore për të kërkuar kuadro të kësaj fushe, prej të cilit interesim të rinjtë e vendit mund të përfitojnë.

Ai i njoftoi të pranishmit më këtë rast se tashmë është miratuar një dokument strategjik për TIK dhe se së shpejti do të krijohet Fondi për TIK, ndërsa është në proces krijimi i Parkut Teknologjik, për të cilin është ndarë edhe objekti ku do të zhvillohet kjo veprimtari.

Stavileci ka ftuar studentët të jenë pjesë e përbashkët e vizitave të tij në kompanitë e TIK- ut në mënyrë që ata të shohin për së afërmi praktikat se si mund të avancojnë në profesionet e tyre dhe të jen pjesë e rëndësishme e tregut të punësimit.“Interesimi ynë është që ju si student të jeni pjesë e vizitave konkrete që ne realizojmë në sektorin e TIK-ut, ku nga do të informoheni dhe jepni kontributit veçanërisht në pjesën e edukimit digjital”, tha ministri.

Nga ana e tij, Enver Hamiti Dekan i Fakultetit ka përshëndetur ministrin Stavileci dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me studentët, duke iu dhënë kështu mundësi të nxisin kapacitet e tyre edhe me përvoja që ofron MZHE. Ai tha se është hap i rëndësishëm që tashmë sektori i TIK-ut ka hy në agjendë qeveritare si pjesë e pandashme e zhvillimit të ekonomisë, ku studentë që përgatiten në këtë drejtim të kenë perspektivë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …