Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar

Ministri i  Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani,  priti në takim njoftues ministrin e Administratsë Publike, Mahir Jagxhilar. Në takim, të dy ministrat biseduan për mundësitë kooperuese ndërinstitucionale në fuqizimin e politikave të përbashkëta qeveritare, që janë me interes të përgjithshëm. Ministri Hasani e njoftoi ministrin Jagxhilar me fushëveprimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen në avancimin e projekteve me interes për ekonominë e vendit. Po ashtu, fokus i takimit ishte forcimi i institucioneve dhe ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të mundësuar në vazhdimësi implementimin projekteve. Bashkëpunimi dhe koordinimi mekanizmave institucioanlë do të jetë pikë e vazhdueshme e dikastereve qeveritare, ishte konkluzion i të dy ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …