Ministri Vitia propozon kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve si masa të tjera kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se ka propozuar masa të reja ne luftën ndaj koronavirusit. Ai ka bërë të ditur se masat e reja që kanë të bëjnë për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë. Ministri tutje ka shtuar se, “bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, sapo kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do paraqiten në mbledhjen e Qeverisë. Të gjitha këto masa do të shpjegohen saktë për qytetarët pasi të kenë marrë miratimin”. Vitia ka kërkuar që të ketë disiplinë nga qytetarët në këtë situatë, pasi është e një rëndësie jetike.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …