Mitrovica Veriore dhe Zveçani futën në karantinë, reagon Thaçi, thotë kjo është papërgjegjshmëri e Qeverisë së Kosovës

Në veri të Kosovës zbatohet gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga kryetari serb, A. Vuçiq

Edhe pse shteti i Kosovës nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, madje vetë përmendja e kësaj mundësie nga kryetari Hashim Thaçi, vuri në pikëpyetje  koalicionin qeveritar, në veri të Kosovës sot zgjatet ora policore në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të cilat janë duke zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka urdhëruar që ora policore të zgjatët nga ora 17:00 deri në ora 5:00 e mëngjesit. Policia e Kosovës në veri ka ripërsëritur se i zbaton urdhrat dhe rekomandimet që vijnë nga Prishtina, derisa ka siguruar se gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe se kriminaliteti nuk ka rritje. Sipas rekomandimeve të të ashtuquajturave organe të përkohshme (komuna paralele), të moshuarve mbi 65 vjet u ndalohet fare dalja nga shtëpitë. Në veri të Kosovës akoma nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …