Ministri Zharku viziton komunën e Parteshit dhe Ranillugut

Të mërkurën, më 20 korrik 2016, në orën 11.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të vizitojë komunën e Parteshit, ndërsa në orën 12.30 do të vizitojë komunën e Ranillugut.

Me atë rast do të nënshkruhen dy Memorandume të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunave të Parteshit dhe Ranillugut për investime me vlerë prej 270,000.00 euro, që do t’i bëjë Ministria e Infrastrukturës në këto komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …