Brickos

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur pakënaqësinë e saj në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ministria e Albulena Haxhiut nuk po e zbaton vendimin për kthimin në punë të Kryeinspektorit, Ylber Topalli

Ministria e Drejtësisë ende s’ka filluar ta zbatojë vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, lidhur me kthimin në punë të Kryeinspektorit Ylber Topalli. Për ta bërë këtë, Ministria ka kohë edhe disa ditë, por vetë Topalli thotë se ende s’ka lëvizje në këtë drejtim. Topalli thotë se “qetësia e tij” do të vijë vetëm kur të zbardhet rasti Dehari, derisa ka thënë se hetuesia duhet të orientohet “se kush ia ka sjellë situatën që e ka detyruar Astritin të bëjë vetëvrasje”. Në mars të këtij viti, Ministria e Drejtësisë e kishte shkarkuar Ylber Topallin nga pozita e Kryeinspektorit, nën dyshimin se i njëjti kishte bërë shkelje të rënda procedurale lidhur me rastin e Astrit Dehari. Ministria e Albulenë Haxhiut  akuzonte Topallin se i kishte marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i kishte dërguar në Ministrinë Drejtësisë. Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhej në njoftimin e Ministrisë për shkarkimin e Topallit. Këtë vendim të Ministrisë, e ka rrëzuar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …