Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nënshkruan marrëveshje me Fondacionin e Milleniumit të Kosovës për kualitet të ajrit

MEA nënshkruan marrëveshje me Fondacionin e Milleniumit të Kosovës për kualitet të ajrit

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot u nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi mes ministrisë dhe Fondacioni i Milleniumit të Kosovës. Në këtë marrëveshje që u nënshkrua nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i FMK-së, Petrit Selimi, parashihet që të përkrahet aktiviteti “Dig Data”, që ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të nxisë bashkëpunimin në zbatimin e projektit që ka për bazë Qeverisjen Transparente dhe Llogaridhënëse. Të dhënat e mbledhura për kualitetin e ajrit do të jenë transparente për publikun dhe për shfrytëzim analitik. Sipas ministrit Blerim Kuçi, transparenca është një element që do të ketë rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes së tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje morri pjesë edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM/MCC) për Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …