leoni

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të Kosovës kanë arritur në Shqipëri

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të Kosovës kanë arritur në Shqipëri

Të prekur thellësisht nga tragjedia që ka goditur Shqipërinë, ju njoftojmë se ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka autorizuar kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje të rrugëve, të udhëtojnë drejt Shqipërisë, që me punëtorët e tyre dhe mjetet e punës, t’i dalin  në ndihmë ekipeve të kërkim shpëtimit. Tashmë kanë arritur në Shqipëri 6 kompani të organizuara dhe të udhëhequra nga zyrtarët e ministrisë. Ky veprim është bërë në dakordim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe bazuar në legjislacionin e Kosovës në fuqi, pas iniciativës së kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndihmohet Shqipëria me të gjitha kapacitetet. MIT vazhdon të jetë e gatshme për koordinim të vazhdueshëm dhe efikas për të ndihmuar këtë situatë shqetësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …