Ministria e Infrastrukturës ndanë 150,000.00 euro për komunën e Ranillugut  

Në vazhdën e aktiviteteve të ministrisë së  Infrastrukturës, ministri Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Komunën e Ranillugut, ku u taku me kryetarin e kësaj Komune, Gradimir Mikic.

Me atë rast u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Ranillugut për një investim në infrastrukturën rrugore në vlerë prej 150,000.00 euro.

Ministri Zharku rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës për përkrahjen e mëtutjeshme për komunat e vogla.

“Me rishikimin e buxhetit shuma që ka qenë e planifikuar për tu investuar në vlerë prej 100,000.00 euro në komunën e Ranillugut është rritur në vlerën 150,000.00 euro. Ne sot përmes Memorandumit po e bartim këtë shumë të mjeteve te Komuna që ta shfrytëzojnë në përputhje të nevojave të tyre. Kjo është në përputhje me planin e qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha komunat tona që do të ndikojë në lidhjen më të mirë të fshatrave dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, theksoi ministri Zharku.

Ndërsa, kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic, shprehu falënderimin e tij të madh për Ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrit Zharku për përkrahjen e zhvillimit të infrastrukturës në këtë Komunë.

“Ne sot kemi planifikuar për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për projektin kapital “Asfaltimi i rrugëve në komunën e Ranillugut” në vlerë prej 100,000.00 euro, por Ministri na befasoi me ndarjen e mjeteve shtesë në vlerë prej 50,000.00 euro, që në total janë 150,000.00 euro. Nga kjo shihet se përbërja e re e Ministrisë së Infrastrukturës i ka kushtuar rëndësi të madhe sidomos komunave të vogla, prandaj ne e falënderojmë”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …