Ministria e Kulturës i ka dhënë 335 mijë euro kompanisë së Alban Xhambazit, burri i motrës së zëvendës-ministres, Daulina Osmani

Kryeministri, Albin  Kurti, në fillimin e këtij viti, kur po shijonte teleferikun në bukuritë natyrore të  Brezovicës, ishte parë të shoqërohej edhe me njërën  prej bashkëpunëtoreve të tij të afërta, Daulina Osmani, që mban postin e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kurti po merrte pjesë në përfundimin e një projekti të Ministrisë së Kulturës. Ky projekt sportiv me destinacion Brezovicën, i kishte kushtuar Ministrisë 335 mijë euro, të cilat  dhënë Organizatës Joqeveritare, Federatës së Sportit Shkollor. Kjo e fundit, e shpall fituese të tenderit kompaninë ‘Omnisport’ – ku në mesin e pronarëve, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres, Daulina Osmani. Disa prej dokumenteve më të rëndësishme të projektit, i ka sot ekskluzivisht Periskopi, ndërkaq palët përgjegjëse për implementimin e projektit, duken mjaft kontradiktore në deklarata. Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në ditën e fundit të programit tre javorë, ishte bërë lajm sensacional, shkaku që Kurti provoi teleferikun në Brezovicë, me zëvendësministren e Kulturës, Daulina Osmani, që njëherit njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit. Sipas projektit, 400 nxënës të shkollave fillore, duhej të ishin pjesëmarrës në këtë program. (Persikopi)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …