Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në vend

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë  jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në Shqipëri. Në Fushë-Arrëz tashmë situata duket më kritike pasi zjarri rrezikon zonat e banuara. Nga ana tjetër në gjithë operacionet janë përfshirë mbi 500 efektivë të Ushtrisë, ndërsa puna vijon si nga toka dhe ajri. Aktualisht në Shqipëri  tonë janë 13 vatra zjarri. Në Gadishullin e Karaburunit, pavarësisht punës së palodhur e të pandërprerë të efektivëve të FA dhe shërbimit zjarrfikës ka ende prani vatrash zjarri, por pa rrezik për banesat.

Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat. Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e Armatës  po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka. Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri. Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelçan në Elbasan.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …