leoni

Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzon kërkesën për ta vizituar Kosovën, Petar Petkoviq

Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzon kërkesën për ta vizituar Kosovën zyrtarit serb, Petar Petkoviq

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se iu është ndaluar hyrja në Kosovë zyrtarit serb, Petar Petkoviq. Arsyet e këtij vendimi ajo i ka treguar në një shkrim në rrjetin social. “Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës. Përderisa Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive. Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!). Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik. Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit. Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë! Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …