Ramush Haradinaj

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet zvicerane

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet zvicerane. Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 19.00 e ditës së sotme me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004, i cili për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, PDK-ja kërkon miratimin e tij brenda katër javësh

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e …