Ramush Haradinaj pas luftës ka thënë se UÇK-ja në Dukagjin kishte 4000 deri 6000 ushtarë

Reagimet e partive dhe institucioneve të vendit lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt

AAK-ja ka bërë të ditur se kryetari, Ramush Haradinaj, është arrestuar në aeroportin e Baselit

AAK-ja, përmes një komunikate  ka bërë të ditur se kryetari, Ramush Haradinaj, është arrestuar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj, që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhër-arresteve të paligjshme të Serbisë. AAK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletë-arrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës

OVL e UÇK-së ka reaguar kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj arrestimit të komandantit Ramush Haradinaj, që u bë sonte nga policia franceze me urdhër-arrest nga Serbia.“E ritheksojmë se të gjitha akuzat e bëra ndaj luftëtarëve të UÇK-së, për kinse krime lufte, kanë qenë dhe janë politike  dhe bazën e kanë tek pushtuesi serb, i cili në vend se të ndiqet penalisht për krimet e gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar, është falur nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave politike. Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të vendos sa më shpejt kontaktet me autoritetet franceze, me qëllim që z. Haradianj të lirohet sa më parë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Lidhur me arrestimin e Haradinjt në Aeroportin e Bazelit, ka reaguar edhe  Ministria e Drejtësisë

Pas marrjes së informacionit, lidhur me arrestimin e Ramush Haradinjt në Aeroportin e Bazelit,  Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresën në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj”, thuhet në reagimin e MD-së dërguar mediave.

Nisma për Kosovën ka reaguar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Bazel

Nisma për Kosovën ka reaguar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Bazel me urdhër-arrest të Serbisë. Sipas partisë së Fatmir Limajt, arrestimi i Haradinajt tregon se sa të pa interesuar janë përfaqësuesit e Kosovës që marrin pjesë në dialog me Serbinë për të mbrojtur çlirimtarët dhe qytetarët e vendit. Nisma i ka bërë thirrje autoriteteve franceze që të lirojnë Haradinajn dhe ka kërkuar edhe nga BE-ja që të mos pengohet lëvizja e lirë e autoriteteve të Kosovës, sipas urdhër-arresteve nga Serbia.

Kundër arrestimit të Ramush Haradinajt kanë reaguar edhe kryetari për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, Aleanca Kosova e Re e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …