Shaban Shala

U bënë pesë vjet që kur vdiq Gjenerali i luftës dhe i paqes, Shaban Shala

U bënë pesë vjet që kur vdiq Gjenerali i luftës dhe i paqes, Shaban Shala. Për ish eprorin e UÇK-së më pas edhe të TMK-së, organizohen nderime te varri i tij,  në lagjen Velania, në Prishtinë.  Familja njofton të gjithë shokët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës, se më datë 5.1.2017 ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve, në Velani bëhën homazhe pranë varrit të Gjeneralmajor Shaban Shalës.

Pesë vjet më parë u nda nga jeta, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, Shaban Veli Shala, vëlla i dëshmorit, Bedri Shala, i burgosur politik në vitet 80, njëri ndër ideatorët e formimit  të UÇK-së, bashkëluftëtar i hershëm i legjendarit, Adem Jashari, komandant për moral në Zonën Operative të Drenicës, gjatë luftës  dhe personalitet me shumë ndikim në luftën e UÇK-së, me gradë gjeneral-major.  E tërë veprimtaria e tij jetësore ka qenë e orientuar në drejtim të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare. Ishte shumë i përkushtuar në punë dhe në aktivitete kombëtare, kurdoherë i angazhuar edhe pse kishte një sëmundje të rëndë, për të cilën mjekët e këshillonin t’i kufizonte aktivitetet. Duke qenë i lindur dhe i rritur me shpirtin e luftëtarit për të drejta liri e barazi shoqërore, Shaban Shala nuk e reshti veprimtarin e tij në dobi të kombit e atdheut deri në ditën kur u nda nga jeta, më 5 janar të vitit 2012.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …