Ramush Haradinaj

Presidenca, Qeveria, Vetëvendosja reagojnë kundër arrestimit të Ramush Haradinajt me urdhër të Serbisë

Kryetari Hashim Thaçi, është deklaruar në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Ndalimin e Haradinajt e ka quajtur të dënueshëm dhe të papranueshëm, në çdo rrafsh, në cilindo shtet të botës, “vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë”. Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë”, ka përfunduar kryetari Thaçi.

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë. Qeveria, në këtë reagim thotë se këto aktakuza janë të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë. Ai  e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e Haradinajt, duke thënë se është Serbia ajo që duhet të ndryshojë dhe jo Kosova siç po kërkohet për normalizim marrëdhëniesh. Ai ka kërkuar urgjentisht lirimin e Haradinajt, por edhe marrjen e masave kushtëzuese nga institucionet deri në heqjen e të gjithë arresteve ndërkombëtare për ndjekjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …