leoni

Bordi i Drejtorëve në Skenderaj mbajti takimin e parë për vitin 2017

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur takimin e parë për vitin 2017.

Në këtë takimi të fillimvitit nënkryetari Nura e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2016 për Komunën e Skenderajt dhe ka kërkuar angazhim maksimal nga drejtorët e drejtorive në vitin 2017 në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.

Ai po ashtu ka kërkuar që menjëherë të fillohet me punë intenzive në secilin sektor më qëllim të realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të planifikuara, si dhe në përgjigjje në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Drejtorët e drejtorive komunale u zotuan për angazhim maksimal në këtë drejtim.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu, i cili e falenderoi z. Nura dhe gjithë drejtorët për bashkëpunim me Kuvendin komunal të treguar gjatë vitit 2016.

Komuna e Skenderajt gjatë vitit 2016 ka treguar rezultate shumë të mira në realizimin e projekteve dhe në menaxhim financiar, duke bërë që vitin paraprak ta mbyllë pa suficit financiar.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e sektorit privat në komunën tonë

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të tij të …