RKL

Urime e përgëzime Radios-Kosova e Lirë në 18-vjetorin e ditëlindjes

Edhe sot më 4 janar, në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë arritur shumë urime e përgëzime, në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit nga Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress

Në urimin e tij, ish eprori i lartë i UÇK-së, koloneli Dilaver Goxhai shkruan:

Lutëm pranoni prej meje përshëndetjet me te mira  për kontributin e madh te kësaj radioje gjate luftës,  radios, “Kosova e lire”, me rastin  e  18 vjetorit te saj! Ju uroj gjithë stafit tuaj suksese edhe edhe me tej  në veprimtarinë patriotike te kësaj radioje dinjitoze, i vetmi medium qe i këndon dhe i ngre himne asaj lufte çlirimtare! Kjo na gëzon pa mase. Te fala gjithë ekipit te radios!

Përshëndetje!

Shpetim Golemi

Gazetari dhe veprimtari i mirënjohur, Frank Shkreli me banim në Amerikë në urimin e tij shkruan:  Urimet më të përzemërta me rastin e 18-vjetorit të Radios-Kosova e Lirë, Mbarësi në vitin 2017. Lavdi të rënëve.

Frank Shkreli

Milazim Kadriu ka shkruar: Urime 18 vjetori  Radio “Kosova e Lirë”- Zëri i Lirisë

U linde në tymin dhe në flakën e barotit të UÇK-së së lavdishme!

Zëri i juaj depërtoi nëpër krisma pushkësh duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë për luftë kundër okupatorit barbar.

Edhe tash përditë e më shumë po rritesh dhe po lëshon shtat në luftë për mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe në luftë për realizimin e amanetit të dëshmorëve të rënë brez pas brezi – Bashkimit Kombëtar!

Jeni zëri i lirisë !

Jeni zëri i pastër shqiptar !

Jeni nderi i kombit !

Në këtë 18 vjetor uroj stafin e radios që filluan punën në ditët më të vështira që kaloi populli ynë.

Po ashtu i uroi suksese të mëtejme stafin e tanishëm. Dëshiroj të keni jetë të gjatë dhe të kremtoni edhe shumë përvjetor të suksesshëm si edhe deri tani me punë dhe veprimtari atdhetare.

Me shumë respekt!

Milazim KADRIU

Të nderuar pjesëtarë të ish dhe të Stafit aktual te RKL-së thuhet në fillim të  letrës që ka dërguar publicisti dhe juristi, Adil Fetahu

Me shpirt e zemër ju uroj 18-vjetorin e punës se suksesshme te Radios Kosova e Lire.

Qysh prej ditës se pare (4 janar 1998), zërin e RKL e dëgjonim, sikur thuhet “me vesh ne krah”, sepse ishte zëri i luftës heroike te popullit shqiptar per çlirimin e Kosovës dhe lirinë e këtij populli, te një lufte me një armik barbar qe nuk respektonte ligjet e luftes as norma njerëzore. Radio Kosova e Lire na informonte për heroizmat e UCK-se dhe per barbarizmat e hordhive serbe mbi popullsine civile, për sulmet e NATO-s, për tmerret e debimit te afro një milion shqiptareve nga Kosova. Eshte mrekulli e Zotit, se si vepruat me aqe guxim e si shpetuat gjalle nga hordhite serbe ne ato kushte te luftës.

Zeri i RKL pas lufte, dëgjohet me ëndje, sepse eshte begatuar  me repertor te gjere te temave dhe emisioneve nga fusha ndryshme te jetes shoqerore, politike, ekonomike, nga historia, kultura, shkenca, muzika, tradita jone. Ajo qe eshte me e rendesishme, RKL punon, vepron, mendon dhe flet kombetarisht, sic thuhet ne popull: “shkurt e shqip”.

Faqja zyrtare dhe protali i RKL u sjell lexuesve te shumte materiale interesante nga fusha te ndryshme.

Duke ju urua 18-vjetorin e punës se suksesshme, uroj qe RKL te ketë jete te gjate, përkrahje shoqërore per kushte ma te mira pune, suksese te mëtejme ne realizimin e synimeve qe ka ne përçimin e idealeve kombëtare!

Adil Fetahu, dëgjues i rregullt dhe bashkëpunëtor modest i Radios Kosova e Lire

Sot më 4 Janar bëhen 18vite, që kur filluat dhe   për as një çast nuk u ndalët së përhapuri Zërin e Lirisë, këtë mbretëreshë  të fitoreve.

Jeni i vetmi medium i hapur i çështjes Kombëtare.

Kurse unë në pa mundësi të jam aty fizikisht për tua uruar këtë përvjetor, shfrytëzoj rastin për mes këtyre rreshtave tua përcjellë përgëzimet më të sinqerta nga Shpirti dhe Zemra ime, duke ju dëshiruar sukses dhe punë të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

Sinqerisht me ju Nebi Rexhepi.

Isuf Ismajli: Radio Kosova e Lirë, shkëlqim diellor në shpirtin e liridashësve e atdhetarëve shqiptarë

Vitet kalojnë e shumë datat e shënuara të historisë shqiptare kanë vulën e përjetësisë e madhështisë atdhetare. E tillë është edhe data e 4 janarit të vitit 1999, kur nga malet e Berishës u përhap lajmi, u hodh një  farë e shëndoshë e mendimit, veprimit, jehonës, kushtrimit  dhe lavdisë e krenarisë shqiptare.

Është dita kur  Radio Kosova e Lirë shkëlqeu nga flaka e Luftës Heroike të U Ç K – së dhe vazhdoi të jetë gjithnjë zëdhënëse e  idealeve më të shenjta kombëtare e njerëzore. Zëdhënëse e të gjithë atdhetarëve dhe veçanërisht e dëshmorëve dhe heronjve shqiptarë që kanë lënë faqe të ndritura në Historinë më të re të Shqipërisë.

Data të tilla na bëjnë krenarë dhe na e mbajnë të ngrohtë idealin dhe synimet për jetësimin e  bërjen e Shqipërisë në tokat tona stërgjyshore, në ato toka ku fjala, puna, dashuria, nderi  dhe përkushtimi njerëzor kanë frymuar e janë ushqyer, frymojnë dhe ushqehen shqiptarisht.

Janë këto troje në të cilat është dredhur gjaku i dëshmorëve e heronjve, e bijve dhe bijave më të mira shqiptare në përpjekjeje, në luftëra e në qëndresën heroike për të qenë Atdheu ynë i lirë dhe bashkuar. Këtij qëllimi të shenjtë i ka qëndruar besnike Radio Kosova e Lirë dhe i ka shërbyer me përkushtim e ndershmëri të pakursyer, sepse ajo është vetë pjesa qenies së shëndoshë të Shqipërisë.

Në botën e trazuar shqiptare, në këtë kohë të turbullimeve të dendura shumë medie kanë humbur rrugën e së vërtetës dhe në shpirtin e shikuesit e dëgjuesit e lexuesit e lëvrojnë të keqen, të shëmtuarën, imoralitetin, jo njerëzoren, jo përkushtimin ndaj atdheut, harresën historike, shuarjen e zjarrit të përbërjes atdhetare shqiptare, ndërsa Radio Kosova e Lirë gjithnjë ka lëvruar të mirën dhe del ballëhapur e krenare, hap shtigje atdhetare dhe përkushtohet tërësisht në rrugën e mishërimit e jetësimit të idealeve  të shenjta atdhetare e njerëzore njëkohësisht.

Radio Kosova e Lirë shkëlqen si dielli në hapësirat e Atdheut dhe në botë përgjithësisht, në ngulimet dhe vendqëndrimet shqiptare në vende të ndryshme të botës.

Radio Kosova e Lirë edhe pse e injoruar nga institucionet shtetërore të Kosovës, ka gjallëruar  ia ka dalë me sukses të përmbushë synimet dhe zotimet informative, shkencore, atdhetare e njerëzore. Në rrugën e saj me një përkushtim të tillë, të pa kompromis,  ajo nuk shihet me sy të mirë nga ato anë të errëta  qofshin të medieve të ndryshme, qofshin edhe të përbërjeve partiake e institucioneve të ndryshme në Kosovë.

Por, Radio Kosova e Lirë është e do të jetë e mbrojtur nga vlerat e  çmuara heroike të UÇK-së, nga gjaku  i dëshmorëve dhe heronjve, nga e vërteta dhe njerëzorja, nga liridashësit dhe atdhetarët shqiptarë kudo që janë e jetojnë, nga ata që shpirtin tyre e mbushin me jetë të pastër atdhetare nga zëri, jehona dhe veprimtaria e kësaj radio.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm sot në mesin tuaj të dashur vëllezër e motra, me rastin e 18 vjetorit të Radios Kosova e Lirë ju uroj në radhë të parë: shëndet, punë e veprimtari të mbarë, zëri i Radio Kosovës së Lirë të jehojë e të mos shuhet kurrë, puna e veprimtaria e juaj të shkëlqejë gjithnjë në hapësirat shqiptare.

4.1.2016

Radio Kosova e Lirë besnikja e luftës, lirisë dhe pavarësisë, shkruar nga Labinot Dervishi

Duhet pena e një mjeshtri të vërtetë për të shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për moralin e lartë e atdhedashurinë e Radios Kosova e Lirë. Ushtria jonë çlirimtare e cila u krijua dhe lindi nga gjiri i popullit dhe e kishte një synim madhor që ishte çlirimi i Kosovës nga kthetrat e okupatorit serb. Kushtrimi i lirisë që e lëshoi Prekazi i bacit Adem i hapi krahët në gjithë Kosovën dhe gjithandej në trevat shqiptare. Nën petkun UÇK ,e më zemra liridashëse ishin ata që i rrokët armët për t’i dal zot atdheut. Pas shumë betejave, pas shumë fitoreve, pas shumë sakrificave UÇK-ja kishte nevojë për më shumë mobilizim, për t’i shtuar radhët e saj, për më shumë armë e mbi të gjitha ta rritur moralin luftarak sypatremburve çlirimtar.

Në flakë të luftës e në temperaturat nën zero më 4 janar 1999 u themelua Radio Kosova e lirë dhe agjencia e lajmeve Kosovapress, më të vetmin qëllim që të informohet drejt opinioni vendor e ndërkombëtar për betejat e UÇK-së. Por jo vetëm kaq Radio Kosova e Lirë ka kontribuar gjatë luftës edhe në ngritjen e moralit të luftëtareve të lirisë, ka mjaftuar ai refreni i shkurtër: “Ju flet Kosova e Lirë” edhe pushkët çlirimtare më shumë hidhnin zjarr mbi armikun, kështu që u dha krah e zemër çdo luftëtari. Radio Kosova e Lirë nuk e ndali më kurrë për asnjëherë zërin e saj, as edhe atëherë kur e sulmuan më granata. Radio Kosova e Lirë nuk u ndali se nuk u ndali zërin e saj, ajo edhe nga malet vazhdoi të thërriste për KOSOVËN E LIRË. Por edhe pas luftës, edhe pse e anashkaluar nga institucionet vendore qofshin ato para pavarësisë apo ato pas pavarësisë, Radio Kosova e Lirë vazhdoi t’u mbesë besnik dëgjuesve të saj, vazhdoi të jetë e pranishme në familjet e dëshmoreve dhe në kultivimin e atdhedashurisë. Gëzuar 18 vjetorin Radio Kosova e Lirë. Sa të ka shqiptarë mbi këtë dhe, u dëgjoftë zëri yt KOSOVË E LIRË!

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …