MSh: Po shquhet përpjekja për manipulimin e diasporës pas vendimit për testin PCR, për ata që hyjnë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë apelon të rinjtë që të mos e bartin virusin korona tek të moshuarit në shtëpitë e tyre

Pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar një artikull të gazetës prestigjioze “The Eall Street”, ku raportohet se si vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka filluar të përhapet nga të rinjët tek të moshuarit. Hoti, përmes një postimi, thotë se të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njejtës familje. “Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri (në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …