Fillimi / Institucionet / Ministrja Dumoshi priti në takim dy zëvendësministrat, Grabovci e Matoshi

Ministrja Dumoshi priti në takim dy zëvendësministrat, Grabovci e Matoshi

Në kuadër të plotësimit të kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministrja Vlora Dumoshi, ka pritur në takime të veçanta Arber Grabovcin e Halil Matoshin, dy zëvendësministrat që zyrtarisht kanë pranuar këtë detyrë. Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë. Ministrja i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve. Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së. Zëvendësministrat Grabovci e Matoshi e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen. Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksuan se do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që ka ministria.

Kontrolloni gjithashtu

Bilanci i sotëm me covid-19 në Malishevë, 2 të shëruar, 2 raste të reja dhe 1 i vdekur

Bilanci i sotëm i situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, është 2 të shëruar, ...