Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha po vazhdon lobimin e saj në Bruksel për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha po vazhdon lobimin e saj në Bruksel për liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjatë qëndrimit në Parlamentin Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar eurodeputetet Marie Christine Vergiat, Angelika Mlinar, Monica Macovei, si dhe eurodeputetin Asim Ademov, me ç’rast ka cekur të arriturat, sfidat dhe pritjet e Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

“Në takime të ndara me eurodeputetë, kam prezantuar angazhimin tonë dhe kam argumentuar se kemi përmbushur të gjitha 95 kushtet e parapara për liberalizimin e vizave. Po ashtu, kam theksuar se përkushtimi ynë për procesin integrues, nuk përfundon me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka theksuar Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …