leoni

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë organizuese e tryezës së radhës së subjekteve politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë organizuese e tryezës së radhës së subjekteve politike

Tryezat e përbashkëta me partitë politike do të vazhdojnë të organizohen edhe më tutje. E fundit e këtij lloji ishte organizuar nga PSD-ja e Shpend Ahmetit, tryezë në të cilën morën pjesë të gjitha partitë parlamentare shqiptare në vend. Para PSD-së, tryeza të tilla ishin organizuar edhe nga LDK, PDK e Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit, Vetëvendosja, kishte vënë si temë të vetme diskutimi, arritjen e një konsensusi politik për datën e zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo, kjo temë po konsiderohet si e mbyllur nga partia që do të organizojë tryezën e rradhës  me partitë politike, AAK-ja. Deputeti i këtij subjekti, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar për lajmi.net se me të tilla tryeza do të vazhdohet, mirëpo ende nuk është diskutuar për një datë të mundshme. Ai po ashtu tha se nuk është diskutuar as tema e cila do të vendoset në tavolinë, mirëpo tema e zgjedhjeve siç thotë ai, është e mbyllur. “Nuk e kemi vendosur akoma se kur, por që sigurisht do të vazhdojë me organizimin e këtyre tryezave, nuk e kemi diskutuar as temën kryesore që do të diskutohet në këtë tryezë, por tema e zgjedhjeve si çështje që diskutohet në këto tryeza është e mbyllur”, ka thënë Nitaj. E përkundër rradhës duke u bazuar në përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës, e e cila i përket AAK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hotit, ka bërë të ditur që së shpejti do të organizojë një tryezë përfundimtare për arritjen e një konsensusi për zgjedhjet e parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …