leoni

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar në Strasburg me Komisionarin e BE-së për Migrim, Dimitris Avramopoulos

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar në Strasburg me Komisionarin e BE-së për Migrim, Dimitris Avramopoulos

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Strasburg, është takuar me Komisionarin e Bashkimit Evropian për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos të cilin e ka njoftuar për progresin e shënuar në fushën e sundimit të ligjit dhe punën që po bëjnë institucionet e kosovës. Ministrja Hoxha e ka njoftuar komisionarin e BE-së, Dimitris Avramopoulos edhe për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, reformat gjithëpërfshirëse si dhe përkushtimin për dinamizimin e angazhimit të Qeverisë së Kosovës në rrugën integruese evropiane. Ministrja ka kërkuar përkrahje nga Komisionari për këto procese.

Komisionari i BE-së për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën. Ministrja Hoxha dhe komisioneri Avramopoulos biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Po ashtu, Ministrja Hoxha ripërsëriti edhe në Bruksel se Kosova do të duhet të trajtohet njësoj si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së, me prioritet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …