Shpejtim Bulliqi: Malin e Zi i kontrollon edhe tetë mijë hektarët kontestues të territorit të Kosovës

Shpejtim Bulliqi: Mali i Zi i kontrollon tetë mijë hektarët kontestues të territorit të Kosovës

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Qeveriar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi   ka konfirmuar për mediet se ky shtet fqinj njëanshëm i kontrollon edhe tetë mijë hektarët e territorit të Kosovës që iu kanë dhënë nëpërmjet Marrëveshjes së firmosur nga Qeveria e mandatit të shkuar, dokument që nuk ka kaluar procedurat kushtetuese për të hyrë në fuqi. Prishtina zyrtare është duke e toleruar këtë realitet që është në terren. Dëshmitarë të zbatimit në praktikë të dokumentit që nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, janë edhe anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror. Një ditë më parë ata ishin në terren, në kuadër të procesit të verifikimit të vijës kufitare. Ata kanë parë se si autoritetet malazeze ushtrojnë kontroll mbi territorin që pretendohet se i takon Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zërat e “ndërgjegjes” së dy profesorëve: Blerim Latifi dhe Muhamet Hamiti për dhunën izraelite kundër palestinezëve

Të paktën 178 palestinezë u vranë dhe 589 u plagosën nga sulmet ajrore të forcave izraelite kundër popullatës civile

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me disa udhëheqës të vendeve arabe …