Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin për të gjithë mësuesit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin për të gjithë mësuesit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Ditën e mësuesit, për të gjithë mësuesit e në veçanti prindërit e saj që ushtrojnë këtë profesion, të cilët përkundër vështirësive, e kanë ruajtur dhe ushtruar këtë mision të shenjtë. Ajo në urimin për Ditën e mësuesit, e vlerëson këtë profesion si më të çmuarin në botë. “Babë e Nënë e dashur, urime Dita e Mësuesit! Urime për të gjithë Juve, mësuesit tanë zemërbardhë, përkundër vështirësive, e keni ruajtur dhe ushtruar këtë mision të shenjtë. Këtë ditë, e kam shumë për zemër, është ditë e gëzimit të papërshkrueshëm, sepse e ndaj edhe me juve prindërit e mi! Urimeve të dedikuara për Juve në këtë ditë, i jam bashkuar edhe unë, duke e ditur se është profesioni më i çmuar në botë. Ashtu si çdo ditë, sot, në veçanti ju uroj, për Ditën Tuaj, babë e nënë e dashur!”, ka shkruar Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …