Ministrja e Shtetit, Majlinda Dhuka deklaroi sot se, zëri i shqiptarëve u ndje i fortë në Bruksel

Ministrja e Shtetit, Majlinda Dhuka deklaroi sot se, zëri i shqiptarëve u ndje i fortë në Bruksel

Ministrja e Shtetit e njëherësh Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka deklaroi sot se, zëri i shqiptarëve u ndje i fortë në Bruksel. Në fjalën e saj në takimin me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Majlinda Dhuka falënderoi institucionet pjesëmarrëse në këto negociata si, ILD, KLGJ, Bankën e Shqipërisë, AMA Autoritetin e Konkurrencës etj. “Pastaj dhe aktualisht, me nisjen e procesit s’e mbante njeri më energjinë tonë. Simpatia filloi të rritej, vlerësimi për përgatitjen, përqafimet dhe fotografitë në mbyllje të takimeve bilaterale, të gjithë i kujtojmë, po edhe ndonjë pije për të festuar në atmosferën e Brukselit. E sigurt që zëri i shqiptarëve, u ndje i fortë, profesional, por edhe me përfshirje emocionale në Bruksel”, tha Dhuka. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …