Ministrja Haradinaj-Stublla e ka pritur në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Ministrja Haradinaj-Stublla e ka pritur në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka pritur në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo. Kryediplomatja kosovare e ka siguruar ambasadoren Lobbezoo për gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme prosperuese. “Pata kënaqësinë të mirëpres sot Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë Znj. Carin Lobbezoo. E sigurova Ambasadoren për gatishmërinë e plotë të Kosovës për të avancuar marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme në një nivel bashkëpunimi më të lartë, specifikisht në fushat e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë në mënyrë që të finalizojmë suksesshëm procesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën. Diskutuam për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve tona, në vazhdimësi të diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së fundit në Holandë” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …