leoni

Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja Hoxha: Kushtetuta – vlerë udhërrëfyese e shtet-ndërtimit tonë

Nën përkujdesjen e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është organizuar ceremonia e shënimit të nëntë vjetorit tё hartimit tё Kushtetutës tё Republikës sё Kosovës, ku pjesëmarrës ishin, Presidenti i Republikës sё Kosovës, z. Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës sё Kosovës, z. Isa Mustafa, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Arta Rama Hajrizi, Kori diplomatik, përfaqësues tё institucioneve vendore, ndërkombëtare dhe mysafirë të tjerë.

Me kёtё rast, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, falënderoi tё pranishmit pёr pjesëmarrje nё kёtё ceremoni, duke e vlerësuar kёtё përvjetor si tё rëndësishëm pёr sistemin e drejtësisë dhe Republikën e Kosovës.  am e nderuar që sot po shënojmë 9-të vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës e cila vuri themelet e shtetit tonë. Me këtë rast do të doja të falënderoja të gjithë të pranishmit për kontributin e dhënë dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen për ata që hartuan Kushtetutën e vendit tonë, që materializon sovranitetin e popullit të shtetit më të ri në Evropë, garanton barazinë para ligjit, garanton të drejtat e komuniteteve, parimin e ndarjes se pushteteve dhe sundimin e ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …