Brickos

Ministrja Hoxha mori pjesë në takimin e Grupit punues për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ministrja Hoxha mori pjesë në takimin e Grupit punues për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Sot, në Ministrinë e Drejtësisë, është mbajtur takimi i Grupit Punues për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ku mori pjesë Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Prokurorja speciale, Drita Hajdari, drejtues të shoqatave që merren me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe zyrtarë të institucioneve që trajtojnë këtë çështje. Ministrja vuri në dukje përkushtimin për zgjidhjen e drejtë të çështjes duke pasur parasysh ndjeshmërinë ndaj çdo rasti pa dallim. Ministria e Drejtësisë që nga viti 2015 ka formuar një grup punues për përgatitjen e Planit të Veprimit për Qasje në Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duke rishikuar legjislacionin sepse drejtësia nuk duhet të vonohet”, theksoi ministrja Hoxha dhe vuri në pah se këto krime monstruoze do të ndëshkohen.

Në takim, Ministrja Hoxha, theksoi se çdo viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është tragjedi në vete, dhe me këtë rast vuri në dukje se përkrah fuqishëm zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme duke shprehur gatishmërinë institucionale në lehtësimin e tragjedisë së përjetuar nga këto viktima. Në takim, Prokurorja speciale, Drita Hajdari diskutoi për anën legjislative të çështjes, sfidat dhe angazhimin e trajtimit të kësaj problematike, si dhe vështirësitë ligjore për të ardhur drejtësia në vend. Pjesëmarrësit diskutuan rreth sfidave të kësaj çështjeje, stigmës por edhe varfërisë që ka prekur viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, modaliteteve të zgjidhjes së çështjes me porosi që krimet kundër njerëzimit nuk vjetrohen kurrë dhe duhet punuar edhe më shumë që këto krime të ndëshkohen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …