Dhurata Hoxha: Korrupsioni dhe nepotizmi jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kanë larguar nga proceset pozitive në vend

Ministrja Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni në vazhdën e punës së saj për lobim për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni në vazhdën e punës së saj për lobim për liberalizimin e vizave, ku në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u prit në takim nga Raivo Küüt, Zv. Ministër për Sigurinë e brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit. Hoxha vlerësoi lart përkrahjen nga shtetet e Baltikut, në veçanti Estonisë, e cila, siç theksoi ajo, ka përkrah vazhdimisht Kosovën në çështjet kyçe me interes për vendin. Ministrja Hoxha veçanërisht kërkoi votën dhe mbështetjen e Estonisë për liberalizimin e vizave duke theksuar rëndësinë që ka lëvizja e lirë për qytetarët tanë. “Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, dhe pas votimit në Parlamentin Evropian ku u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kërkova nga vendi mik Estonia përkrahje të plotë në votimin e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset për lëvizjen e lirë”, theksoi ministrja Hoxha duke cekur faktet e përmbushjes së kritereve për liberalizim dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës nga vendet mike por edhe pas rikonfirmimit nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni LIBE. “Z. Raivo Küüt, Zv. Ministër për Sigurinë e brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit në MPB të Estonisë, vuri në dukje se vendi i tij mirëpret përmbushjen e kritereve për liberalizim duke ofruar përkrahje për liberalizimin e vizave si dhe procesin integrues si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, ashtu siç Estonia votoi pro liberalizimit në Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …