Minxhozi

Minxhozi: Kryeministri Rama nuk ka folur “për Kosovën” në Serbi, por “në interes të Kosovës”

Kryeministri Rama nuk ka folur “për Kosovën” në Serbi, por “në interes të Kosovës”, ka thënë për mediet, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Për më tepër, sa i përket deklaratave të fundit të disa akterëve në Kosovë rreth “paternalizmit” të Shqipërisë ndaj Kosovës, ai ka bërë thirrje për qetësi dhe racionalitet, me qëllim që të  mos i fryhet një zjarri, i cili nuk ekziston.  Shqipëria nuk ka kurrfarë qëllimi që të marrë rol paternalist ndaj Kosovës. Për më tepër Shqipëria e dëshiron marrëdhënien e ndërsjellë me Kosovën si dy shtete të pavarura. Minxhozi, thotë për “Zërin” se vorbulla e deklaratave dhe kundërthënieve nga disa akterë në Kosovë në drejtim të kryeministrit Rama është e padrejtë, meqë ai nuk foli në emër të Kosovës, por në interes të Kosovës. Ma do mendja që është një lapsus, i cili mund të jetë përcjellë nga akterë të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka institucionet e veta, është një shtet i pavarur, një shtet demokrat, është një shtet sikur edhe Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë që Rama nuk mund të flasë edhe për interesat e Kosovës, interesat e Shqipërisë apo të gjithë rajonit”, ka thënë ambasadori Minxhozi.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …