Miratohet rezoluta që u bën thirrje edhe 19 vendeve të Organizatës të Shteteve Islame që ta njohin Kosovën

Miratohet rezoluta që u bën thirrje edhe 19 vendeve të Organizatës të Shteteve Islame që ta njohin Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, e ka mirëpritur dhe përshëndetur aprovimin me unanimitet të plotë të Rezolutës për Kosovën nga 57 shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Mirënjohës OBI-t dhe shteteve anëtare për miratimin me unanimitet të Rezolutës, duke thirrur mbi shtetet e saj anëtare, që ta njohin Kosovën dhe mbështesin anëtarësimin e saj në Organizata Ndërkombëtare. Kosova do të vazhdojë angazhimin e saj me OBI-n dhe do të rris edhe më tej lidhjet”, ka thënë Pacolli, pas aprovimit të kësaj Rezolute. “Tashmë 38 shtete anëtare të OBI-t e njohin Republikën e Kosovës. Ne, presim që edhe 19 shtetet anëtare të kësaj Organizate, të cilat ende nuk e kanë marrë këtë vendim ta bëjnë këtë së shpejti. Rezoluta bën thirrje pikërisht për këtë dhe presim lëvizje të reja në këtë drejtim”, është shprehur numri dy i Qeverisë, Pacolli. Gjatë pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Kosovës në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, në Abu Dhabi, ministri i jashtëm kosovar, Pacolli, ka takuar shumicën e homologëve të tij nga 57 shtetet anëtare, që morën pjesë në këtë takim dhe që vijnë nga katër kontinente të ndryshme të botës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …