Kuvendi i Kosovës

Miratohet me shumicë votash Rezoluta e koalicionit qeveritar LDK-PDK, lidhur me arrestimin e Nehat Thaçit

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët kanë paraqitur dy rezoluta. Rezoluta e propozuar nga koalicioni qeveritar, lidhur me rastin e oficerit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi, i cili po mbahet në arrest në Serbi, konkretisht rezolutë e koalicionit qeveritar PDK-LDK  ka marrë 51 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenime. Ndërsa, rezoluta e propozuar nga deputeti, Gëzim Kelmendi, të cilën e kanë mbështetur edhe disa deputetë të opozitës,  ka marrë 19 vota pro, 38 kundër dhe 18 abstenime. Rezoluta e koalicionit qeveritar nuk parasheh ndërprerjen e dialogut me Serbinë as veprimet reciproke kundër saj.  Asnjëra nga rezolutat nuk kishte të bënte me ndalimin e arrestimit nga Serbia të të gjithë të akuzuarve për krime lufte, të cilat janë  bazuar në  aktakuzat e ngritura të kohës së  regjimit të Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …