Bedri Hamza me ambasadorin gjerman: Institucionet të formohen pa vonesa, theksohet partneriteti me Gjermaninë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku u diskutua për situatën politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit institucional. Gjatë takimit në selinë qendrore të PDK-së, Hamza ritheksoi angazhimin e partisë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke vlerësuar se funksionalizimi i tyre është i domosdoshëm për forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës. Po ashtu, kreu i PDK-së shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës ndër vite, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konstituuar Këshillin e ri Drejtues

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konstituuar Këshillin e ri Drejtues, duke zyrtarizuar përbërjen prej …