Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe komuna e Kastriotit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje

Misioni i OSBE-së dhe komuna e Kastriotit sot e përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë dhe komuna e Kastriotit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. OSBE do të lehtësojë nënshkrimin formal të memorandumit të mirëkuptimi ndërmjet komunës së Kastriotit, përfaqësuesve të gjyqësorit, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe strehimores për viktimat e dhunës në familje, për themelimin e Mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje në këtë komunë. Ky organ do të shërbejë për të koordinuara më mirë veprimet e këtyre institucioneve në reagimin e tyre ndaj incidenteve të dhunës në familje. Koordinatori i mekanizmit do të zgjidhet gjatë ngjarjes, ndërsa pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për funksionet dhe aktivitetet fillestare të mekanizmit. Duke vepruar sipas kërkesës së koordinatorit të Kosovës kundër dhunës në familje, Misioni i OSBE-së deri më tani ka mbështetur krijimin e këtyre mekanizmave në Prishtinë, Ferizaj dhe Lipjan, dhe ka ndihmuar në rimëkëmjen e atij në Prizren. Fjalimet hyrëse do të mbahen nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Kryetari i Kastriotit, Xhafer Gashi dhe zëvendësministri i Drejtësisë/Koordinatori i Kosovës kundër Dhunës në Familje, Naim Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …