Mjekët amerikanë vizitojnë punktet shëndetësore dhe dhurojnë barëra

Një grup i mjekëve nga Lilburni i Amerikës, qytet ky i binjakëzuar me Suharekën, po qëndrojnë në këtë komunë dhe gjatë kësaj kohe ata po vizitojnë punktet shëndetësore, QKMF-në në Suharekë dhe Qendrat e mjekësisë familjare në fshatra. Në mesin e mjekësve ka specialist të fushave të mjekësisë si internist, pediatër dhe mjekë të mjekësisë familjare si dhe të mbështetur nga ekipi i infermierëve për shërbime farmaceutike me ç’rast kanë dhënë barëra të ndryshme. Ata të shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj, drejtori i drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Frashër Behluli dhe drejtori i QKMF-së Milit Elshani, kanë vizituar Qendrën e mjekësisë familjare në Mushtisht, ndërsa ditëve në vazhdim do të vizitojnë edhe QMF-në në Duhël dhe ambulancën në Greikoc.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …