leoni

Mministri, Arsim Bajrami, uroi të gjithë mësuesit e Kosovës për ditën e tyre

Ministri, Arsim Bajrami, uroi të gjithë mësuesit e Kosovës për ditën e tyre

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në konferencën “Duke çmuar mësuesit, përmirësojmë statusin e tyre”, e cila është organizuar nga SBAShK-u për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Arsimit, ministri Bajrami, uroi të gjithë mësuesit e Kosovës për këtë ditë, të cilën e vlerësoi si një ngjarje shumë të rëndësishme edhe për vetëdijesimin e përgjithshëm për rolin që ka sektori i edukimit, në mënyrë të veçantë mësuesit, në rendet bashkëkohore. “Nuk ka dyshim që përkujdesja ndaj mësimdhënësve është përkujdesje ndaj familjeve, ndaj shoqërisë dhe ndaj shtetit, sepse nuk ka gjë më të shenjtë për një shtet se sa të investojë në sektorin e arsimit dhe te mësimdhënësit, të cilët kanë një rol shumëdimensional: të edukojnë rininë, të mundësojnë ndërtimin e personalitetit dhe të shënojnë përparime në sektorin e edukimit”, tha ministri Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK reagon kundër kërkesës së Vetëvendosjes për anulimin e votave me postë të mërgatës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndarë një komunikatë ku akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën e …