MMPH: Projekti për regjistrimin e pronës në kadastër dhe infrastrukturën e të dhënave gjeo-hapësinore

MMPH: Projekti për regjistrimin e pronës në kadastër dhe infrastrukturën e të dhënave gjeo-hapësinore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, respektivisht Agjencia Kadastrale e Kosovës pritet të fillojë implementimin e projektit për regjistrimin e pronës në kadastër dhe për infrastrukturën e informacioneve hapësinore (REGIP).  Ky projekt pritet të nënshkruhet mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore në një të ardhme të afërt, varësisht prej negociatave, ndërsa një nga kushtet e Bankës Botërore për secilin projekt që financohet nga ta është edhe përpilimi i një dokumenti me titull “Korniza Për Menaxhim Mjedisor dhe Social”, detyrë e të cilit është që të garantojë që projekti nuk do të ketë ndikimin negativ as në ambient e as në shoqëri.

Për të prezantuar draftin e dokumentit në fjalë me palë të interesit të cilat qoftë në mënyrë të tërthortë qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë në një fazë do të mund të ndërlidheshin me projektin, si dhe për të diskutuar ndikimin eventual të projektit në ambient dhe në shoqëri, me datë 2 nëntor 2018, me fillim prej orës 09:30 deri më orën 11:30 në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur tryeza për diskutim e organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, me temë “Korniza Për Menaxhim Mjedisor dhe Social” për projektin REGIP. Për nga pjesëmarrja takimi ishte gjithëpërfshirës, duke grumbullor institucionet dhe organizata jo-qeveritare që kanë të bëjnë  me ambient dhe çështje shoqërore, me theks të veçantë çështjet gjinore dhe ato të komuniteteve.

Më saktësisht në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministra e Administratës Publike – Asociacioni i Shoqërisë së Informacionit, Agjencia Kosovare për Kthim dhe Verifikim të Pronës, USAID, GIZ, Agjencia për Barazi Gjinore, Rrjeti i Grave të Kosovës, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, Oda e Noterëve, Komuna e Mitrovicës së Veriut, gjeodetë të licencuar, etj. Takimin e hapi u.d Kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i cili prezantoi aktivitete e përgjithshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në përgjithësi si dhe aktivitetet rreth projektit REGIP në veçanti. Më pas, përmes prezantimeve dhe diskutimeve interaktive u takimi u fokusua në dokumentin në fjalë, përfshi komponentët e tij dhe rreziqet potenciale. Në parim pjesëmarrësit u dakorduan për përmbajtjen e dokumentit në fjalë, duke kërkuar që i njëjti të jetë akoma më gjithëpërfshirës duke pas parasysh se çështjet shoqërore dhe ambientale janë segmente të rëndësishme, krejt kjo për të minimizuar çfarëdo ndikimi negativ në to. Si rezultat i takimit, pjesëmarrësit u pajtuan që takimet për këtë temë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …