leoni

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: “DEZINFORMULIS” MË I RREZIKSHËM DHE ME AFATGJATË SE SA KORONAVIRUSI

Koronavirusi do të kalojë, do t’i gjendet  haku këtij virusi i poshtër dhe i keq që ka krijuar qindja mijëra të infektuar dhe dhjetra mijëra të vdekur anëmbanë botës, por nëse nuk veprohet TANI kundër dezinformatave të asociuara me të, shëndeti mendor i përgjithshëm shoqëror do të ketë vuajtje me pasoja më të afatgjata, siç mund të ketë edhe recesioni ekonomik…

Me përhapjen e pademisë së koronavirusit, një virus tjetër më i rrezikshëm, “dezinformulis”, ka filluar të përhapët në rrjetet sociale të shqiptarëve, sidomos në rrjetin e Facebookut.

Shpërndahen tekste të pavërteta, gjysmë të vërteta deri në rrëna të kulluara sa i përket virusit dhe rendit botëror, teori konspiracioni të ndryshme dhe tema të ndyshme dezinformative për rrënimin e shëndetit mendor të kombit shqiptar, për ta vënë atë në pasiguri dhe frikë e panikë.

Dezinformulis është krijuar sipas një raporti të Aksionit të Jashtëm të BE në Ballkan edhe në laboratorët propagandistike të shërbimeve sekrete të Kremlinit dhe Beijingut, kryesisht të bllokut të lindjes totalitariste kundër bllokut të NATO-s e ka synim paralizimin e mendimit logjik e racional të kombit shqiptar me lloj lloj temash të shpërndara prej kutive të rezonancës së rrjeteve sociale nga njerëz të paditur e labilë psiqikisht, apo nga njerëz qëllimkëqinj.Nëse koronavirusi përhapet përmes kontaktit social, prekjes, përqafimit, dhënies së dorës etj., dezinformulis përhapet përmes qëllimeve të këqija apo injorancës.

 Koronavirusi ka përhapje sociale, dezinformulis ka përhapje virtuale.Por të dyja virusët e rrezikshme që i kanë kapluar sot njerëzimin – koronavirusi dhe dezinformulis – kanë jo vetëm një parandalim por edhe një trajtim.Koronavirusi parandalohet përmes shmangies së kontaktit social, larjes së duarve, mungesës së përqafimeve apo dhënies së duarve njëri tjetrit, kurse dezinformulis parandalohet përmes mendimit kritik, gjykimeve të gjakftohta pa frikë e pa panikë dhe mosshpërndarjen e temave dezinformative.

Teksa trajtimi për koronavirus do të zbulohet pa dyshim në vijim nga shkënctarët përmes gjetjes së një vaksini, shtetet shqiptarë kanë detyrimin t’i “trajtojnë” rrjetet sociale dhe t’i “shërojnë” nga “dezinformulis” përmes komunikimit strategjik korrekt e koherent, shpjegimit të fakteve dhe dëshmive reale dhe edhe përmes masave shtrenguese (pse jo) siç është mbyllja e faqeve të internetit që (me urdhër të huaj) shpërndajnë dezinformata!

Koronavirusi do të kalojë, do t’i gjehet haku këtij virusi i poshtër dhe i keq që ka krijuar qindja mijëra të infektuar dhe dhjetra mijëra të vdekur anëmbanë botës, por nëse nuk veprohet TANI kundër dezinformatave të asociuara me të, shëndeti mendor i përgjithshëm shoqëror do të ketë vuajtje me pasoja më të afatgjata, siç mund të ketë edhe recesioni ekonomik…

Rumani, 21 mars 2020

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …