RKL

RKL: Pse iu kanë mbyllur sytë kokës paranojake të Haki Abazit?

Po të lexoni me kujdes një postim të Haki Abazit të Vetëvendosjes, (afishuar në “Epoka e Re”, më 21 3. 2020), nëse jeni esëll dhe me logjikë të shëndoshë, me siguri se do të zbuloni një paranojë të një të sëmuri mental, një papagjykues i cili  kurdo që përmendet emri i Hashim Thaçi ai sheh gjak, me siguri se i kujtohet edhe koha e luftës, ndoshta edhe traumat që mund të ketë pësuar. Kudi ku mund ta ketë strehuar kokën asokohe,  ky njeri me paranojë të rëndë.

Haki Abazi: COVID politik që po rrezikon shtetin

Drejtimi që ka marrë Mustafa, Veliu, Hyseni e dërgojnë LDK në përpirje nga Thaçi dhe Kosovën e dërgojnë në tmerrin që nuk është përjetuar asnjëherë deri më tani. Nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape.

Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën.

Kosova do të tronditej.

Thaçi-Ndarjen që nuk e bëri dot me shampanjë do ta bëjë me gjak duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Nuk kemi më heronjë Enver Zymbera për t’i shuar jetët e tyre për të mbrojtur Thaçin dhe për ta bërë realitet ndarjen e vendit.

 Ushtria jonë nuk duhet të përdoret si “mish për top”.

20 vite asnjë të mirë nuk e kujtojmë, çfarë i bëri bashk prap Thaçin dhe Mustafën.

Paragjykimi se Heroi i Kosovës, polici i njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymeri, nëntë vjet më parë  ka rënë për Thaçin dhe jo për Kosovën, është paragjykim kobndjellës. Ky njeri mendon se edhe dëshmorët kanë rënë për Thaçin dhe jo për ta çliruar Kosovën. Por sa shpejt ka harruar ky dhe  padronin e tij se sa me përkushtim i luteshin dhe i përgjeroheshin Isa Mustafës, e përbenin e miklonin e trimëronin, i luteshoin dhe i faleshin, duke i kërkuar falje për sulmin që i kishin bërë brenda pronave të tij, në Prapashticë, për etiketimin si argat i Serbisë dhe i Rrahman Morinës, për vezët me të cilat e kishin gjuajtur, për nxjerrjen nga vetura dhe tërheqjen zvarrë të disa të tjerëve  ndësa sot papritmas zbuluan se për 20 vjet asnjë të mirë nuk e kujtojmë, çfarë i bëri bashk prap Thaçin dhe Mustafën.  Haka, nuk flet se çka i bëri bashkë Albin Kurtin e Isa Mustafën?

Nga LDK është bërë presion për të mos u votuar heqja e tarifës dhe kjo dëshmon që nuk është tarifa por “borxhi” ndaj Thaçit dhe PDK. Veliu dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme janë anët e medaljes së njejtë. Nuk do të ishte korrekte nëse do ta bëja publike një gjë të tillë sikur LDK të ishte korrekte e parimore, sikur të ishte situatë normale, por votuesi i LDK dhe çdo qytetar duhet të kuptoj që taksa është justifikim dhe mburojë dhe asgjë tjetër, qëllimi i vërtet është në ruajtjen dhe mbarvajtjen e një sistemi që ka gllabëruar funksionimin e shtetit. Qëllimi është që hovi i sukseshëm i qeverisë Kurti dhe lufta kundër krimit dhe korrupcionit të ndalet. Kjo nuk është e gjithë LDK por disa individ dhe masha e tyre që kanë marrë peng vendin e tanimë kjo po del hapur në shesh. Sjellja e papërgjegjshme në këtë kohë të pandemisë dhe rrezikut të lartë për qytetarin dhe bashkëpunimi me PDK, AAK dhe NISMA është treguesi më i mirë që Mustafa, në fakt i ka borxh Thaçit, apo Thaçi i ka në dorë dosjet e Mustafës për një kohë të gjatë. Shatri mund të ketë të drejtë.”

Sipas kësaj koke  paranojake,  Kosovën e rrezikojnë LDK-PDK-AAK-Nisma dhe të gjithë të tjerët që nuk mendojnë si mendon kyfarë, Haki Abazi, madje nuk e rrezikon as Lista Serbe as Vuçiqi, por vetëm Hashim Thaçi, natyrisht dhe komandantët e luftës, apo karakomandantët sikur i quan ata një paranojak e shkizofren tjetër, i sojit të tillë.

Në një shtet normal, ligjor, ky postim, e njeriut në postin numër dy të Qeverisë, do të  mjaftonte për ta izoluar dhe për ta detyruar të jepte dorëheqje, sepse njeriu i tillë me mënyrën si paragjykon zbulon vetveten, egon e sëmurë për pushtet dhe armiqësinë me të gjithë të tjerët, që nuk janë pjesëtarë  të fisit  të tij politik.

Thaçi-Ndarjen që nuk e bëri dot me shampanjë do ta bëjë me gjak duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme, sipas rezonit të tij do të thotë luftë, gjak, vrasje, katastrofë, krejt kjo  vetëm nëse i rrezikohet pushteti, Albin Kurtit.

Nuk besojmë që Albin Kurti të ketë edhe shumë zyrtarët të tjerë me mendje të tillë të hazdisur, të sëmurë e të çakërdisur, si ky Haki Abazi, i cili mendon se  virusi e pandemia që ka përfshirë gjysmën e botës paraqet rrezik më të vogël sesa prishtja e sehireve të koalicionit, LDK-Vetëvendosje, i cili ishte dhe mbeti i pantyrshëm dhe tani do të korret rezultati i këtij pazari, jo edhe aq i natyrshëm.

Ndërkohë, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila krenohet se në Qeverinë e saj nuk ka “terroristë” të UÇK-së, tani  ka vendosur të ndërpresë komunikimin me deputetë të LDK-së. Ajo thotë se disa deputetë të LDK-së e kanë ofenduar kur e kanë quajtur anti-amerikane. “Pa më kërkuar falje, disa prej tyre kurrë më as mirëdita nuk do t’iu them”,  ka kërcënuar ajo, duke menduar se nëse nuk iu thotë mirëdita, ata do të ndihen të ofenduar, të prekur e të hidhëruar. Vaj halli për ta, nëse zonja e rëndë Mulhaxha nuk iu thotë mirëdita. Nuk kanë pse jetojnë më.!

Kjo zonjë e madhe mendon për veten se është e një niveli superior si për nga raca, origjina  ashtu edhe aftësia,  sa as mirëdita nuk do të pranojë t’ iu thotë kolegëve të saj,  nëse ata nuk i kërkojnë falje, sepse e paskan  fyer tepër rëndë kur e paskan quajtur antiamerikane.  “Ata po e bëjnë këtë pasi ne po punojmë mirë. Ne kemi bërë projektligjin për konfiskimin e pasurisë”,  dhe sipas rezonit të saj,  kjo qenka arsyeja e rrëzimit të Qeverisë.  Ky është një shembull tipik i njerëzve njëdimensionalë, naivë, të cilët shohin, kuptojnë dhe arsyetojnë vetëm veprimet e mendimet e veta. Për veten e tyre mendojnë se i ka zgjedhur Hyji.  Ka rrezik të madh nëse krejt të tillët grumbullohen me një vend, sepse mosdurimi, imponimi i mendimit, despotizmi qojnë edhe në përplasje të brendshme, ashtu sikur ka ndodhur jo vetëm njëherë, por kjo është e keqja më e vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Nuk janë këto zgjedhje të zakonshme, nuk janë këto zgjedhje të rëndomta, janë zgjedhje historike. …