Brickos

Mona Agrigoroaiei: INTEGRIMI I BALLKANIT NË BASHKIMIN EVROPIAN

Kur në vitin 1992 u nënshkrua Traktatin e Maastrichtit, u themeluan edhe kornizat juridike për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt hapësirës së Evropës Juglindore. 
Pas aderimit të zonave homogjene politikisht, BE-ja duhej të bënte ballë një zgjerimi të ndryshëm heterogjen me dallime politike, ekonomike, kulturore të 27 shteteve, shumica të dalë prej ish sistemit socialist. 
Sa funksionale është BE-ja, pas këtij anëtarësimi gradual, po shihet tani. Institucionalisht, vetëm janë thëlluar problemet e mëparshme strukturore të Bashkimit Evropian. Legjislacioni i zgjeruar, procesi i rëndë vendimmarrjeje, aftësi të pakta të zbatimit të masave të marrë nga shtetet anëtare në nivelet kombëtare shtetërore (tej hapësirës komunitare) kanë qenë pika të dobëta të themelit institucional të BE-së. 
Edhe kështu, pa përfshirjen e valës së parë dhe të dytë të integrimit, Bashkimi Evropian ka qenë një organizëm të ngadaltë në të gjitha aspektet, në veçanti në atë të konkurrencës me gjigandë ekonomikë jashtë Evropës dhe në atë të politikës së jashtme dhe të sigurisë (ku vendimet duhet të marrin unanimisht). Nuk është një gjë e çuditshme as fakti se projekti i Kushtetutës së përbashkët evropiane (që do ta shëndrronte BE-në në një organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik) ka dështuar të miratohet nëpërmjet formës më demokratike të shprehjes popullore, referendumit në shtete si Franca. BE jep shenje, gjithnjë e më shumë se po ngordhet mbi peshën e vet, sepse nuk e di ku është kufiri i ndaljes së zgjerimit të saj territorial (disa autorë e quajnë edhe hegjemonist), në përputhje me nevojat dhe problemet specifike institucionale të saj. Por “e sëmura e kontinentit” po trumbëtohet më tutje edhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, mëgjithse struktura të ndërlikuara shoqërore dhe gjeopolitike që përshkruajnë rajonin janë duke penguar implementimin e këtij projekti hegjemonist. 
Në këtë pikë, debati politik njeh dy drejtime të kundërta konceptuale: 1.Integrimi i Ballkanit të bëhet masivisht nëpërmjet gëlltisjes së të gjitha vendeve të rajonit përnjëherë (apo në dy shpejtësi; duke krijuar para kësaj një “hapësirë e përbashkët” ballkanike nëpërmjet ngjitjes në një “Bashkim Evropian” në miniaturë, atë të “Ballkanit Perëndimor” të të gjitha shteteve të dalë prej “vdekjes” së Jugosllavisë, minus Sllovenia, plus Shqipëria administrative. Themeli i këtij “unioni” do të ishte bashkëpunimi për krijimin e një “hapësire të përbashkët të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë”, paqës dhe stabilitetit që në momentin e integrimit do të ketë zhvillim të njëjtë me atë të BE-së. Në këtë hapësirë, pas procesit të “përcaktimit të statusit” të saj, Kosova (alla Bosnja) në “pavarësi të mbikëqyrur” do të shëndrrohej në një Protektorat të BE-së, ku fuqia de facto e de jure politike nuk do t’i përkiste popullit, por përfaqësuesit të zgjedhur nga Komisioni Evropian. 
2.Duke njohur potenciali i rrezikshëm dhe bllokues i “teorisë së integrimeve” për të ardhmen e kombit shqiptar, lëvizja kombëtare shqiptare ka shpallur domosdoshmërinë e kryerjes së procesit e çlirimit të Shqipërisë së Okupuar (Kosova Protektorat, Lugina e Preshevës, Lugina e Vardarit, Malësia e Madhe, Toplica) dhe ribashkimit të saj më Shqipërinë administrative e lirë para cilitdo hap për integrim në BE. 
Po japim disa argumente që dëshmojnë ky opsion si i vetmi i arsyeshëm: 
-Pa një ekonomi të fortë, të gatshme të bëjë ballë konkurrencës së rreptë, pa zvogëlimin e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit të institucionalizuar shtetet e Evropës Juglindore mund vetëm të endërrojnë dhe të pranojnë premtime, por jo të anëtarësohen në BE. Kjo nuk u bë brenda natës as në kushtet normale të një kombi që nuk vë më përpara çështjen e krijimit të shtetit-komb të tij. Nga moment që shqiptarët jetojnë më shumë në sundimin dhe kolonializimin sllav dhe më shumë se gjysma e territorit etnik shqiptar, në një gjendje të tillë mjerane, nuk mund të ecë më asnjë hap përpara drejt realizimit të reformave, drejt modernizimit dhe demokratizimit të Shqipërisë gjysmake, por mund vetëm të vazhdohet me simulimet, të cilat asnjëherë nuk do të konsiderohen bazë reale për inkuadrimin e shtetit të pjesëtuar shqiptar në organizatat ndërkombëtare. Pikërisht situata koloniale e shqiptarëve që janë në Kosovën historike është pengesë për Shqipërinë. 
-Simulimi më i madh, gremina më e thellë që kanoset me vdekjen kombin shqiptar kudo në trevat e tij, është që shqiptarët të katandisen në projektin hegjemonist grekomadh-serbomadh “Ballkani Perëndimor” (“Bashkimi Evropian” “personal” i Greqisë-Serbisë) Qarqet antishqiptare në mbledhjen e Thesallonikit të vitit 2003 rivizatuan idenë e “Federatës Ballkanike” apo “Shtabit i Përgjithshëm Ballkanik” të Josip Broz Titos dhe të spiunëve të tij shtëtitës, për të marrë në kontroll të drejtëpërdrejtë edhe Shqipërinë administrative. Në fazën e parë synohet mosndryshimin e atyre kufijve koloniale që padrejtësisht u vizatuan mbi bllokun etniko-territorial homogjen shqiptar. Dhe, në qoftë se do të bëhet hapi i pastajshëm i gëlltisjes së Shqipërisë administrative në këtë “federatë ballkanike” (ligji i të cilës caktohej që në fillim në bazë të konceptit të “bashkim-vëllazërimit” në nivel të shteteve), ajo do të ishte e “inkurajuar” të arrinte skajin e krizës ekonomike, me qëllimin e realizimit të një spastrimi etnik “të embël”, me anë të imigracionit. Ndërsa pushtimi i Luginës së Vardarit dhe të Preshevës, të Kosovës “së pavarur” me shpinën e thyer prej sepatës së kontrollit të administratës evropiano-serbe, do të vijonte kursin e vet, ku shqiptarët do të asimiloheshin në mbulesën e “mirëbesimit”, “bashkëjetesës” dhe “mirëbesimit”. 
-Po të realizonte këtë integrim në BE pa realizuar ribashkimin kombëtar shqiptar, në rastin e rrëzimit të kësaj përandorie politiko-ekonomike, shqiptarët përsëri do të kthehen nga e para, në pushtimin dhe kolonizimin sllavo-grek. 
Nëse Bashkimi Evropian ndien më të vërtetë se mbart “përgjëgjësi historike” mbi Ballkanin, ashtu siç ka deklaruar Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Baroso më vitin 2006, ajo duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se para se të flitet për integrim të Ballkanit në BE, duhet të flitet për të drejtën legjitime të shqiptarëve për t’u ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, nëpërmjet ushtrimit të parimit të vetëvendosjes dhe dekolonizimit. Ndryshe BE-ja nuk do të ndalonte Ballkanin të “vallëzojë” sipas “kërcimit të vjetër anglez të luleve, dy hape përpara, një hap mbrapa” (Kris Patten), sepse çështja shqiptare është çështje koloniale, d.m.th. shqiptarët janë të ndarë dhe të kolonizuar në pesë shtete të ndryshme si pasoje të nacionalizmit agresiv sllavo-grek. Ndryshe, Ballkani do të bëjë vetëm hapa mbrapa, ndezës të “fuqisë së barutit”, që do të ndezë gradualisht edhe tërë Evropën, duke shkatërruar ndërtimin më pak apo jo të brishtë të Bashkimit Evropian. 
Rumani, 1 Shtator 2007

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …