Mona Agrigoroaiei: Kam kërkuar të mobilizohem në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

(Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me veprimtaren e mirënjohur shqiptare, Mona Agrigoroaiei, e njohur në shkrime edhe si Monika Botoshani).

 

Motër Monika! Ka kohë që me shkrimet Tuaja keni qenë e pranishme në Radion-Kosova e Lirë, por lexuesit e faqes sonë në Internet dhe dëgjuesit e Radios ende nuk dinë sa duhet për ju. A mund të ta tregoni shkurtimisht për jetën, shkollimin dhe aktivitetin Tuaj?

Jam lindur në Rumani, më 8 gusht 1984, në Iasi të Rumanisë. Kam studiuar fillimisht shkollën e muzikës “Stefan Luchian” në Botosani, drejtimi piano dhe nga klasa e 9-të teori të muzikës. Shkollën e lartë e kreva në Iashi të Rumanisë, në drejtimin shkencat politike. Gjithashtu kreva edhe masterin e marketingut politik dhe komunikimit, po ashtu në Iasi të Rumanisë. Aktivitetin kombëtar e kam nisur që nga viti 2003, kur isha ende 18 vjeçare, si simpatizante e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.

Në vazhdimësi jeni marrë me problemet e çështjes kombëtare shqiptare, një çështje ende e pazgjidhur në rrafshin kombëtar. Cili është motivi që u ka shtyrë më shumë në këtë aktivitet!

Interesimi për çështjen kombëtare e kam që nga koha e luftës çlirimtare në trevat shqiptare nën IRJM. Momenti kulmues i kësaj i ishte kur forcat sllavo-maqedonase kanë vrarë në Tetovë dy shqiptarë, babë e bir, mu në praninë e kamerave të televizionit, ndër të cilave edhe të huaja. Kjo më ka tronditur pa masë! Kam mundur të shoh më sytë të mi njerën prej barbarive sllave ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë! Kam kërkuar mobilizimin tim si luftëtare e lirisë, në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së jam lidhur përmes Internetit,  nga Austria, ku ndodhesha në një shkollë verore. Por, duke marrë parasysh se isha vetëm 16 vjeçare, nuk u pranova në rradhet e UÇK-së…

Gjatë kohës, gradualisht kam arritur të kuptoj se kombi shqiptar është komb i pushtuar dhe i kolonizuar, të cilit i është bërë një padrejtësi shumë të madhe dhe kjo nuk më la indiferente. Kam lexuar dhe kam analizuar vet situatën, dhe kam kuptuar edhe se duhet patjetër të jap kontributin tim në fushën kombëtare.

Ju merreni edhe me krijimtari letrare artistike. Cilat janë synimet në këtë drejtim?

Synimi në këtë drejtim është që, edhe nëpërmjet krijmtarisë letrare artistike të jap kontributin tim në fushën kombëtare. Të gjitha poezitë që i kam shkruar janë poezi patriotike, me motive kombëtare dhe kjo sepse në kushtet e okupimit dhe pushtimit të trevave shqiptare, duhet të merremi ekzklusivisht me propagandimin e idealit kombëtar, ashtu që ky ideal të jetë ideali i të gjithë shqiptarëve.

Jetoni në Rumani, një shtet me të cilin shqiptarët kanë pasur miqësi të përhershme gjatë historisë, një popull me të cilin na lidh edhe e kaluara e lashtë, në shumë segmente edhe përbashkët, madje edhe me shumë fjalë të njëjta. Cili është mendimi i Juaj për rumunët?

Nuk kam mendime të këqija për rumunët. Është një popull që ka vërtetë shumë gjëra e tradita të përbashkëta me shqiptarët, por keq është se pak rumunë janë të vetëdijshëm  këtë gjë….

Rumania ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mos ndoshta shkaku i Erdelit, ku jetojnë shumë hungarezë, apo miqësisë më Serbinë, edhe pse rumunët në Serbi kanë pësuar më keq se shqiptarët, ata po thuajse janë asimiluar tërësisht, sidomos në Krahinën e Timokut, një trevë historike rumune.

Unë besoj fuqimisht se shkaku është propaganda antishqiptare e qarqeve pro-sllave (pro-ruse dhe pro-serbe) dhe miqësia e këtyre qarqeve të larta të shtetit rumun me Serbinë, që pengon pavarësinë e Kosovës. Këto qarqe kanë nxjerrë gogolin e Erdelit, se kinse nëse Kosova njihet nga Rumania, edhe hungarezët do të kërkojnë të njëjtën gjë, edhe pse kjo nuk është fare e vërtetë dhe e bazuar në realitet, sepse hungarezët mund të krahasohen vetëm me serbët pushtuese, jo me shqiptarët, nga moment që Transilvania ka qene e pushtuar prej Hungarisë dhe Austro-Hungarisë dhe është çliruar (ashtu siç u çlirua edhe Kosova nga pushtuesi serb). Hungarezët në Rumani janë shumë të ngjashëm me serbët e Kosovës. Kanë pushtet paralel si ata, por nuk mund të thuhet se gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes, pasi që nuk janë popull autokton, as popull i pushtuar dhe i kolonizuar, por gëzohen të gjitha të drejtat në Transilvani, sikur pakica serbe në Kosovë, madje janë edhe shumë  të privilegjuar.

Çka ka mbetur nga Diaspora e hershme historike e shqiptarëve në Rumani, përderisa dihet se atje kanë vepruar disa nga rilindësit tanë më të njohur?

Diaspora e hershme historike e shqiptarëve është tashmë vetëm kujtesë…. Nuk ka më prani aq të madhe të shqiptarëve si në shekullin XIX… Por ka pasardhës të familjeve të shqiptarëve të hershëm. Disa prej tyre flasin shqip, disa janë të asimiluar…

Si ndihet shqiptari, apo shqiptarja në Rumaninë e sotme, në kohën e globalizmit kulturor evropian dhe lidhjeve aktuale rumune shqiptare?

Globalizimi ka ulur kudo distancat fizike. Aktualisht, nëpërmjet mjeteve moderne të komunikimit, mund të lidhesh në mënyrë direkte me trevat e kombin shqiptar. Lidhjet kulturore mes rumunëve dhe shqiptarëve janë bërë nyje gjithnjë e më të forta. Shume vepra letrare shqiptare janë përkthyer në rumanisht dhe anasjelltas. Prandaj, shqiptari apo shqiptarja në Rumani ndihet më afër trevave të saj amëtare, edhe pse mosqenia direkte në viset e Shqipërisë Etnike ështe dhimbje e mall të vazhdueshëm…

Me çfarë aktiviteti merreni aktualisht?

 

Aktualisht nuk jam punësuar askund dhe merrem eksklusivisht me shkrimet dhe krijimtarinë time letrare. Gjithashtu me përkthime shqip-rumanisht dhe anasjelltas.

Ju falënderojmë për intervistën dhe ju dëshirojmë sukesese në punë.

Faleminderimi edhe për Ju!

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …