leoni

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: “Muri i Berlinit” në Mitrovicë, absurditet në epokën e integrimeve evropiane

Është qesharake që, në epokën e integrimeve evropiane, kur urat lidhëse duhet të bashkojnë më shumë se sa të ndajnë Evropën, serbët e ndërtojnë muret e ndarjes, të përçarjes dhe të urrejtjes ndëretnike…

Ndertimi i “Murit të Berlinit” në Mitrovicën shqiptare është pasojë e shovinizmit serb që duan ta shohin Mitrovicën e gllabëruar nga shteti fashist i Nikolic-Vuçiçit. Është qesharake që, në epokën e integrimeve evropiane, kur urat lidhëse duhet të bashkojnë më shumë se sa të ndajnë Evropën, serbët e ndërtojnë muret e ndarjes, të përçarjes dhe të urrejtjes ndëretnik… Është qesharak edhe qëndrimi i qeverisë të Isa Mustafës  që ka shitur Mitrovicën dhe nuk po ndërhyjnë për të ndalur këtë absurditet qenësor, duke e vënë Kosovën para faktit të kryer të shkatërrimit të shtetit të Kosovës. Praktikisht, me mosndërhyrjen e qeverisë të Kosovës për rivënien e legalitetit në pjesën veriore të Mitrovicës, po anulohen themelet e shtetësisë së Kosovës. Është tashmë e njohur faktin se populli shqiptar i Kosovës është i tradhtuar nga këta liderë, që edhe më parë kanë dashur të shitën truallin e Kosovës në të ashtuquajturin “demarkacion me Malin e Zi” dhe po e shesin dita ditës, sikur të ishin në bahçën e babës së vet, pra në pronën personale të tyre dhe të prindërve të tyre, duke harruar se ata duhet vetëm të jenë argatë të popullit.

Pikërisht Evropa është sponsorja morale e këtij “Muri të Berlinit” në Mitrovicë, sepse ka bërë pazare dhe “marrëveshje” të fshehta me Serbinë. Në këtë vorbullë e shovinizmit që ka kapluar Mitrovicën dhe Kosovën shqiptare, populli shqiptar nga Kosova duhet të zgjohet nga letargjia dhe të protestojë masivisht, kurse Tirana zyrtare duhet të ndërhyjë dhe të pengojë ndarjen e kësaj trevë e larë në gjak shqiptari gjatë historisë së dhimbshme të saj. Duhet të zbatohet parimi i vetëvendosjes dhe popullit shqiptar të Kosovës dhe trevave etnike shqiptare t’i mundësohet ribashkimi në një shtet të vetëm kombëtar, e vetmja rrugë e arsyeshme për paqe, tolerancë, stabilitet dhe mirëqenie në Ballkan!

Rumani, 9 dhjetor 2016

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …