Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: NURENBERG NDAJ GJENOCIDIT SERB!

Botërisht dihet që UÇK i ka pasur këto karakteristika:

Ajo ka qenë ushtri çlirimtare dhe jo agresore si ushtria serbe!

Ajo ka mbrojtur një popull i tërë të prangosur dhe nën robërinë sllave!

Ajo ka mbrojtur popullin shqiptar nga krimat e luftës serbenga maskrat e gjenocidi!

Nuk mbulohet dielli me shoshë! Sepse jo UÇK ka kryer krime lufte siç don të na shesin idhtarët e Serbisë të strukur në Gjykatën Speciale raciste kundër popullit shqiptar. Por krime lufte dhe gjenocid ka kryer vetëm makineria e organizuar dhe e sinkronizuar shtetërore serbe me të gjitha degët dhe institucionet e saj shtetërore + paramilitarët të famëkeqinj të kordinuar nga këta struktura.

Çlirimtarët do të fitojnë dhe assesi makinacionet antishqiptare të Serbisë & co – të Gjykatës Speciale, të kësaj degë të vyer të shërbimit serb!

Serbia, me veglat e tij antishqiptare brenda dhe jashtë Kosovës edhe pas përfundimit të luftës çlirimtare, ppo e vazhdon luftën agjenturore dhe peikologjike ndaj çlirimtarëve.

Në planin e jashtëm i kemi fantazmagoritë skizofrenike të Dick Martyt dhe Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve të UÇK.

Kurse në planin e brendshëm është edhe turp që disa zëra – të cilat për karrierizmin e tyre të poshtër – hodhën baltë vite me rradhë ndaj UÇK-së – po vazhdojnë ta hedhin mbi çlirimtarët në vend të drejtohen furishëm kundër Serbisë dhe krimeve të saj. Ata -siç duket, e duan më shumë Serbinë sesa UÇK-në dhe çlirimtarët. Turp për këta idhtarë të bashkim-vëllazërimit titisto-jugonostalgjik! Unë isha e re në kohën e luftës çlirimtare, por sot deklaroj që asnjë përpjekje e askujt nuk do të më bëjë të hedh poshtë idealet e lirisë dhe të luftës çlirimtare të UÇK-së! Përkundrazi, që në adoleshencë jam frymëzuar me idealet çlirimtare dhe do t’i vazhdoj detyrat kombëtare shqiptare që i kam për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare deri në fund.

 Rrofshin çlirimtarët!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …